Platforma e avancuar për një botë që vuan nga mungesa e fuqisë punëtore

Program agjentik për kafiteri dhe restorante.

VËREJTJE! Implementimi i Scanord mund të ju kursej aq shumë para sa që do të mund të shkoni në pushime katër herë në vit.

Klienti skanon kodin QR në tavolinë dhe me ndihmen e asistentit përpilon porosinë — qoftë me fjalë qoftë duke shfletuar menynë, si t'i fliste kamarierit. Asistenti e ndërton dhe e konfirmon porosinë si dhe e dergon te ekrani për pagesë. I përshtatshëm për kafiteri, restorante, pasticeri apo objekte hoteliere. Stafi e merr porosinë në kohë reale. Klienti zgjedh gjuhën e vet — menyja dhe asistenti i përgjigjen në atë gjuhë, ndërsa porosia i vjen stafit gjithmonë në shqip.

Provojeni tani, nga tavolina juaj

Skanoni kodin me telefon dhe flisni me asistentin ashtu si do të bënte një klient i juaji — pa llogari, pa instalim. Është një lokal demonstrues, prandaj porosisni lirshëm.

Në kompjuter? Hapeni demon këtu.

Kodi QR për të provuar asistentin e porosive
Skanoni për të provuar
01 · Problemi

Cilat probleme synojmë të eliminojmë

Kostoja e stafit, gabimet dhe radhët te banaku, barriera gjuhësore me turistët dhe shpenzimet për pajisje kushtojnë kohë dhe para çdo ditë.

Kosto e lartë e stafit

Gjetja dhe mbajtja e kamarierëve është gjithnjë e më e vështirë dhe e shtrenjtë. Me Scanord, lokali juaj funksionon me shumë më pak staf sesa do t'ju duhej normalisht.

Gabime dhe radhë

Shënimet me dorë dhe komunikimi verbal sjellin porosi të gabuara, ndërsa te banaku klientët presin radhën për të porositur dhe paguar. Të dyja rëndohen pikërisht në orët kur lokali ka më shumë për të fituar.

Barriera gjuhësore

Në zonat me shumë turistë, stafi dhe mysafiri rrallë flasin të njëjtën gjuhë: porosia merret me gjeste, ngadalë dhe me gabime. Me Scanord mysafiri lexon menynë dhe porosit në gjuhën e vet, ndërsa porosia i vjen stafit në shqip.

Shpenzimet për teknologji

Pa PC, pa printer fiskal, pa pajisje për identifikimin e kamarierëve — sepse nuk ju duhen. Mjafton telefoni që keni tashmë, ose një tablet nëse e preferoni, plus një printer i thjeshtë bluetooth për kuponat tuaj.

02 · Procesi

Si funksionon Scanord

Nga skanimi i kodit QR deri te pagesa — katër hapa, pa asnjë aplikacion për t'u instaluar.

01

Skanon dhe bisedon

Klienti skanon kodin QR dhe i tregon asistentit çfarë do — me fjalët e veta, ose i kërkon menynë për të zgjidhur produktet e dëshiruara.

02

Konfirmohet

Porosia fillimisht konfirmohet nga banaku, i cili e konfirmon ose e refuzon nëse ndonjë artikull mungon.

03

Paguan

Pasi konfirmohet, klienti paguan me kartë, Apple Pay, Google Pay ose zgjedh cash.

04

Dorëzohet

Stafi përgatit dhe dorëzon produktet te klienti ose e fton klientin te marr porosinë.

03 · Çmimet

Një plan për çdo madhësi lokali

Çmim fiks mujor, pa kontrata afatgjata. 30 ditë provë falas në çdo plan — asnjë kartë e kërkuar për të filluar.

Bazë
€9.99 /muaj

ose €99.99/vit 2 muaj falas

Për lokale të vogla me një hapësirë — kafiteri, pasticeri, bar.

  • 1 lokacion i përfshirë
  • Porosi me kod QR nga çdo tavolinë
  • Ekran live për stafin
  • Verifikim i disponueshmërisë para pagesës
  • Shënim manual i artikujve "të shitur"
  • Menu dhe asistent në 7 gjuhë për klientët
  • Pagesa cash
Provoni falas
Hotelet / zinxhirët / kafet e mëdha
Çmimi sipas marrëveshjes

Për zinxhirë dhe hotele me disa lokacione. Çmimi bihet dakord me ju.

  • Gjithçka nga Pro
  • Disa lokacione nën një llogari
  • Menaxhim i centralizuar i disa lokacioneve
  • Raporte dhe eksport tatimor
  • Llogari besnikërie ndër-lokacion (loyalty)
  • Onboarding i dedikuar
Na kontaktoni

Çmimet nuk përfshijnë TVSH. Gjatë provës 30-ditore klientët paguajnë vetëm me cash — asnjë kosto, asnjë rrezik.

04 · Veçoritë

Gjithçka që i duhet biznesit tuaj shërbyes

Një platformë e vetme për porosi dhe pagesë nga vetë klienti, ndërsa stafi sheh porositë dhe i dorëzon ato — program për kafiteri, kafiqe, restorante, pasticeri dhe hotele.

Asistent që e merr porosinë

Klienti shkruan "2 espresso edhe një makiato" dhe asistenti e ndërton porosinë vetë — pa kërkuar nëpër meny, pa aplikacion për të shkarkuar. Përgjigjet edhe për pyetje: çfarë ka pa gluten, çka rekomandon, sa kushton.

Porosi me QR

Çdo tavolinë ka kodin e vet unik — klienti porosit direkt nga vendi i tij, pa aplikacion.

Ekran live për stafin

Porositë shfaqen menjëherë në tablet ose ekran me prekje, të renditura sipas tavolinës ose dhomës.

Verifikim para pagesës

Stafi konfirmon disponueshmërinë para se klienti të paguajë — pa pagesa për artikuj që nuk ekzistojnë.

Kartë, Apple Pay, Google Pay, cash

Pagesat digjitale menaxhohen përmes Raiffeisen Bank dhe transferohen direkt në llogarinë tuaj — klienti zgjedh gjithmonë edhe opsionin cash.

Menu me variante

Madhësi dhe opsione të ndryshme për çdo produkt, të menaxhueshme direkt nga paneli juaj.

Menyja në gjuhën e klientit

Turisti skanon kodin dhe zgjedh gjuhën e vet: shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, turqisht, spanjisht ose boshnjakisht. Menyja dhe asistenti i përgjigjen në atë gjuhë, ndërsa porosia i vjen stafit gjithmonë në shqip — pa keqkuptime në banak. Ideale për hotele dhe lokale me turistë.

Zona, tavolina dhe dhoma

Organizoni hapësirën në zona (tarracë, brenda, VIP, kate, dhoma hoteli) dhe gjeneroni kodet QR për çdo pikë.

Kosto fillestare më e ulët për hapjen e biznesit

Përveç uljes së nevojës për staf, Scanord ju kursen edhe investimin fillestar: nuk ju duhet PC, printer fiskal apo pajisje për identifikimin e stafit. Gjithçka është elektronike — pronari dhe stafi menaxhojnë çdo funksion të lokalit nga telefoni përmes një web aplikacioni.

05 · Pyetje

Pyetje të shpeshta

Çfarë pyesin më shpesh pronarët e kafiterive, restoranteve dhe lokaleve para se të fillojnë.

A është Scanord program për kafiteri dhe restorante?

Po. Scanord është program për kafiteri, kafiqe, restorante, pasticeri, bare dhe hotele — klienti skanon kodin QR në tavolinë, sheh menynë dhe porosit vetë nga telefoni, ndërsa stafi i sheh porositë në kohë reale.

Si e skanon klienti menynë?

Çdo tavolinë ka kodin e vet QR. Klienti e skanon me kamerën e telefonit, hapet menyja e lokalit tuaj dhe porosia shkon direkt te stafi — pa shkarkuar asnjë aplikacion.

A mund të porosisë klienti thjesht duke shkruar çfarë dëshiron?

Po. Pas skanimit të kodit QR, klienti bisedon me asistentin ashtu si me një kamarier: shkruan me fjalët e veta, pyet për menynë, dhe asistenti e ndërton porosinë dhe e çon deri te pagesa. Kush preferon menynë klasike, e shfleton vetë — të dyja funksionojnë.

Sa kushton një program për restoran apo kafiteri?

Plani Bazë kushton €9.99 në muaj ose €99.99 në vit, Pro €14.99 në muaj ose €149.99 në vit. Për planin Biznes, me disa lokacione, çmimi bihet dakord me ju — na kontaktoni. Çdo plan fillon me 30 ditë provë falas, pa kartë.

A më duhet kompjuter, printer fiskal apo pajisje tjetër?

Jo. Scanord punon nga telefoni ose tableti që keni tashmë — menyja, porositë dhe pagesat menaxhohen përmes një web aplikacioni, pa PC dhe pa printer fiskal. E vetmja pajisje shtesë që mund t'ju duhet është një printer i thjeshtë bluetooth për kuponat tuaj.

A mund të paguajë klienti me cash?

Po, cash është gjithmonë i disponueshëm. Pagesat me kartë, Apple Pay dhe Google Pay aktivizohen përmes Raiffeisen Bank kur lokali kalon në plan aktiv.

A mund të porosisë klienti në gjuhën e vet?

Po. Klienti zgjedh gjuhën para se të fillojë porosinë — shqip, anglisht, gjermanisht, italisht, turqisht, spanjisht ose boshnjakisht — dhe menyja e asistenti i përgjigjen në atë gjuhë. Porosia i shkon stafit gjithmonë në shqip, prandaj Scanord është i përshtatshëm për hotele dhe lokale me shumë turistë.

A punon Scanord në Kosovë dhe Shqipëri?

Po. Scanord është ndërtuar për lokale në Kosovë dhe Shqipëri, me çmime në euro dhe mundësi pagese me cash në EUR ose ALL (Lek).

Filloni me 30 ditë provë falas

Gjatë provës, klientët tuaj paguajnë me cash — asnjë kosto, asnjë rrezik. Kur jeni gati, aktivizoni pagesat me Raiffeisen Bank.

Provoni falas për 30 ditë